Albanian-Flag

Pyetje të shtruara shpesh

Para se të lexoni këto pyetje e shpeshta, ju ftojmë të lexoni udhëzimet për pjesëmarrësit ku do të gjeni shumicën e informacionit të nevojshëm. Gjithashtu, me mirësi ju ftojmë të lexoni tutorialin tonë Si të përdorni ZOOM-in, i cili shpjegon hap pas hapi procesin.

Çfarë është një pult kontrolli?

Pulti i kontrollit ju jep mundësinë të vizitoni fusha të ndryshme të një konference të zakonshme. Ky supozohet të jetë lobi i konferencës suaj. Do të keni qasje në Sallën Plenare, dhomat e Punëtorive dhe Pultin e Mirëseardhjes.

Unë nuk jetoj në zonën CET, si mund ta di se në cilën kohë prezantohet një fjalim i caktuar?

Klikoni këtu për të llogaritur ndryshimin tuaj në kohë.

A duhet të instaloj ZOOM-in për ta përdorur atë?

Rekomandohet shumë që të konfiguroni aplikacionin ZOOM. Në të vërtetë, ju mund të bashkoheni në takim nga shfletuesi juaj, por shumë karakteristika nuk janë të disponueshme si përgjigjja e sondazheve ose qasja në përkthim nëse është e nevojshme.

Si mund të marr ndihmë nga stafi i konferencës?

Stafi do të jetë i gatshëm t’ju ndihmonte nëse përballeni me ndonjë çështje teknike, mund të na kontaktoni në çdo kohë në memorialdelashoah-2021-d8@premc.org. Një pult për mirëseardhje do të jetë gjithashtu në dispozicion nga ora 9.00 (CET) deri në fund të ditës së konferencës për t’ju ofruar ndihmë direkte. Nëse nuk jeni në gjendje të përdorni ZOOM-in fare, do të ketë një bisedë në këndin e poshtëm të djathtë të faqes së Pultit.

Si mund të bashkohem me një dhomë?

Në pultin kontrollues, do të shihni butonat me emrin “Kliko për t’u bashkuar në dhomë”…, duke klikuar mbi të, do të ridrejtoheni në një dhomë të ZOOM-it, në të cilën do të keni mundësi të keni qasje nga aplikacioni juaj ZOOM.

Si të përgjigjemi në sondazh gjatë konferencës?

Një dritare do të shfaqet automatikisht në ekranin tuaj me sondazhin në të, ku do të jeni në gjendje të përgjigjeni drejtpërdrejt. Nëse kjo dritare nuk shfaqet, klikoni në butonin e sondazhit në fund të ekranit tuaj. Mund t’i kontrolloni këto udhëzime për më shumë detaje.

Më duhet një fjalëkalim për të pasur qasje në sallat e konferencave, ku mund ta gjej?

Duhet të shkoni në Pultin e Mirëseardhjes në mënyrë që të identifikoheni dhe të merrni fjalëkalimin për të hyrë në sallat e konferencave.

A më duhet një llogari në ZOOM?

Po, ju duhet një llogari në ZOOM për të hyrë në konferencë në mënyrë që të identifikoni secilin pjesëmarrës.