KODI I MIRËSJELLJES

Albanian-Flag

PremC është Organizator i Konferencave Profesionale në konventat shkencore që siguron një mjedis të respektueshëm, të sigurt dhe gjithëpërfshirës për të gjithë pjesëmarrësit, pavarësisht nga identiteti gjinor, orientimi seksual, nevojat, pamja, etnia, raca, origjina kombëtare, mosha, feja ose ndonjë kategori tjetër e mbrojtur sipas ligjit në fuqi. Të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë folësit, prezantuesit dhe stafin pritet të sillen me integritet dhe respekt ndaj pjesëmarrësve të tjerë që marrin pjesë ose kujtdo që është i përfshirë në konferencën në internet.

Nëse pjesëmarrësve u sigurohen kredenciale të personalizuara duke i lejuar ata të hyjnë në konferencën në internet, këto kredenciale janë personale dhe të pa transferueshme.

Pjesëmarrësve u kërkohet të përdorin kompjuterin ose tabletin e tyre për të ndjekur takimin. Ndjekja përmes telefonit celular është e ndaluar.

Seancat e drejtpërdrejta gjatë konferencës do të moderohen. Folësit pritet të respektojnë zgjedhjet e moderatorit në zgjedhjen e pyetjeve ose komenteve, menaxhimin e orëve të seancave, etj.

Pjesëmarrësve u kërkohet të respektojnë privatësinë e pjesëmarrësve të tjerë dhe të përmbahen nga çdo regjistrim ose fotografi e paautorizuar ose e padëshirueshme,përfshirë regjistrimin e çdo ndërveprimi direkt ose indirekt ose mesazhe elektronike me delegatët e tjerë të takimit. Pjesëmarrësit nuk lejohen të bëjnë fotografi ose video nëse nuk janë konstatuar pëlqimet e shkruara paraprakisht nga prezantuesi dhe organizatori.

I gjithë komunikimi, qoftë verbal apo elektronik, duhet të kryhet në mënyrë të respektueshme dhe të sjellshme. Mesazhet ose kontaktet e papërshtatshme nuk do të tolerohen.

Komiteti Organizativ rezervon të drejtën për të ndërmarrë çfarëdo veprimi që konsiderohet i nevojshëm si pasojë e çdo shkelje të këtij Kodi të Sjelljes. Kjo përfshin raportimin tek institucionet pritëse dhe heqjen e përhershme nga ndonjë prej konferencave të ardhshme në internet. Në rast të shkeljes së Kodit të Sjelljes, individëve të interesuar u kërkohet të kontaktojnë Komitetin Organizativ në info@premc.org.