Si të përdoret përkthimi në ZOOM
Përkthimi si pjesëmarrës
Hapi 1
Bashkohu me takimin në ZOOM kur duhet të ofrohet përkthim.
Hapi 2
Kur përcaktohet një përkthyes nga nikoqiri i takimit, një ikonë e re “Përkthimi” do një mesazh do të dalin që thotë që përkthimi i ri mund të jetë në dispozicion.
Hapi 3
Duke klikuar në butonin “Përkthimi”, mund të zgjidhni gjuhën të cilën doni të dëgjoni.
Hapi 4
Butoni “Përkthimi” do të kthehet në gjuhën e përzgjedhur. Për të ndryshuar gjuhën që doni të dëgjoni, përcillni procedurën paraprake duke klikuar në butonin transformues.
Hapi 5 (opcional)
Sipas përcaktimit, do të dëgjoni gjuhën e selektuar në 80% të volumit dhe zërin e folësve në 20% të volumit. Nëse dëshironi të fikni/ndizni zërin u folësve, klikoni në opcionin përkatës në butonin e gjuhës.
Përkthimi si përkthyes
Hapi 6
Kur nikoqiri i jep funkcionin e përkthyesit dikujt në takim, një dritare e re do të shfaqet për t’ju njoftuar për këtë. Thjeshtë klikoni në “Ok” për të filluar.
Hapi 7
Menuja e re do të hapet në ekranin tuaj dhe ju lejon që zgjidhni në mes të dy gjuhëve që përktheni.
Hapi 8
Thjesht klikoni në një ose një gjuhë tjetër për të përkthyer në gjuhën e zgjedhur. Mund të ndryshoni gjuhët sa të doni gjatë tërë takimit. Kur doni të filloni të përktheni, sigurohuni që mikrofoni juaj është ndezur.